“Shtëpi të blera me paratë e drogës”/ Kompania italiane padit për shpifje ish-kreun e SPAK Altin Dumani, pas sekuestrimit të pronave në Itali Dy studentet Eriselda Gubere dhe Florije Peci, të cilat po kurohen në dy klinika të specializuara në Austri, vazhdojnë qëndrojnë në gjendje kome.
Burime nga Ministria e Shëndetësisë thonë se mjekët austriakë kanë tentuar të bëjnë zgjimin e tyre, por duke vlerësuar reagimin shëndetësor do të ketë një tentativë tjetër ditën e hënë.
Mjekët vlerësojnë se nuk ka përkeqësim të gjendjes së tyre shëndetësore pasi ajo vlerësohet të jetë e qëndrueshme. Ndërkohë, në Spitalin Ushtarak gjatë ditës së sotme pritet të mbërrijë një paciente që deri më tani është kuruar në spitalin e Vlorës.
Pas konsultës së mjekëve ditën e hënë paradite, pritet që disa nga studentet e plagosura të lënë ambientet e Spitalit Ushtarak, pasi gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar. Ndërkohë, mjekë të Spitalit Amerikan konfirmojnë se dy pacientet që janë kuruar në këtë spital pritet të dalin po ditën e hënë.
Aktualisht janë 10 paciente që kurohen në pavionet e Spitalit Ushtarak dhe 2 studente në Spitalin Amerikan. Ndërsa në spitalin e Vlorës mbeten vetëm 4 studente që vazhdojnë të trajtohen pasi 5 paciente i kanë lënë ambientet spitalore dhe një prej tyre është nisur drejt Tiranës.
Top Channel