Unioni, protestë për gazetarin Niko Ago

23/05/2012 23:15

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka organizuar një protestë para ambasadës greke në përkrahje  të gazetarit shqiptar Niko Ago kundrejt të cilit Ministria e Brendshme greke ka marrë një vendim për dëbim.

Edhe pse ka rreth 20 vjet që punon si gazetar dhe veprimtar i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Greqi , Agos i është kërkuar të largohet në mënyrë krejtësisht të papritur.

Me këtë rast unioni i gazetarëve ka organizuar këtë protestë duke kërkuar revokimin e këtij vendimi absurd dhe jo të drejtë.

Ndërkohë që të shumta kanë qenë edhe reagimet e medias dhe publikut, jo vetëm shqiptar por edhe atij grek në mbështetje të Niko Agos.

Top Channel