Plagosi dy vëllezër, shpallet në kërkim

23/05/2012 00:00

Dy vëllezër janë plagosur me armë zjarri si pasojë e një konflikti të
çastit. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kafja e Rremës” në
Tiranë, ku Armando dhe Jetnor Gjypi janë konfliktuar me shtetasin
Hergert Çitaku, tashmë në kërkim.

Policia e Tiranës thotë se Çitaku ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, duke qëlluar disa herë për motive të dobëta, ndaj dy vëllezërve.

Për pasojë, Armando Gjypi është plagosur në këmbën e majtë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i vëllai ka marrë disa lëndime të lehta. Në vendngjarje, thotë policia, u sekuestruan katër gëzhoja model 54.

Top Channel