Vlorë, përmirësohet gjendja e të plagosurave
22/05/2012 00:00
Në spitalin e qytetit të Vlorës janë duke u kuruar edhe 10 vajza të
tjera të plagosura. Mjekët thonë se disa prej tyre ndodhen ne
reanimacion, ndërsa në drejtim te Spitalit Ushtarak jane derguar
studentet që kanë qenë në gjendje të rëndë.
Nje pjese e mire e vajzave, qe po kurohen ne Vlore e kane kaluar rrezikun dhe ato jane ne gjendje te tregojne se çfare ndodhi, ndersa autobusi doli nga rruga dhe nisi rrezimin tragjik ne gremine.
Drejtuesit e spitalit te Vlores afishuan emrat e vajzave te plagosura qe ndodhen ne kete spital.
Top Channel