Kombëtarja, misioni Katar

22/05/2012 18:50

Në orën 19:00 luhet kombëtarja shqiptare e futbollit zhvillon ndeshjen miqësore me kombëtaren e futbollit të Katarit.

Djemtë e kombëtares kuqezi do të luajnë me nga një shirit të zi në krah dhe do të mbahet një minutë heshtje në nisje të takimit në përkujtim të viktimave të tragjedisë së Himarës.

Takimi mes dy skuadrave do të luhet pa praninë e kamerave, kjo pas një kërkese të cuditshme të trajnerit të kombëtares së Katarit. Vetëm një kamer do të jetë prezente në stadiumin e Rayo Vallecano-s në Spanjë, me anë të së cilës do të bëhet edhe përmbledhja për SuperSport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA