Dashuria e ndërprerë në mes

22/05/2012 00:00

Një dashuri e hershme, që kur Besjana Xheneti ishte në gjimnaz dhe e kurorëzuar një vit më pare në fejesë është mbyllur tragjikisht në udhëtimin që ishte menduar të ishte një tjetër kohë e bukur për dashurinë e tyre.

Pedagogët nuk kishin dashur ta lejonin udhëtimin e Armand Halilagës nga Kavaja, të riut që ndoqi të fejuarën e tij në udhëtimin drejt Sarandës, për të mos u kthyer më.

Familjarë dhe të afërm janë mbledhur në shtëpinë e të riut që humbi jetën në këtë aksident.

Ai po udhëtonte me të fejuarën e tij, Besjana Xheneti, e cila i mbijetoi aksidentit të rendë. Të dy të rinjte ndodheshin krah per krah, por rrëzimi autobusit ishte fatal për të riun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB