Përfaqesitë më të rëndësishme diplomatike në Tiranë u janë gjendur me
ngushëllimet e tyre familjeve, që humben të dashurit e tyre në aksidentin
tragjik të Himarës.
Ambasadori i Delegacionit te Bashkimit Europian, Ettore Sequi qe mbreme, shperndau nje deklarate me ngushellimet me te ndjera per familjet e të gjithë atyre që humbën jetën ose u plagosën në aksident. “Mendja e të gjithë kolegëve tanë të cilët punojnë me Shqipërinë, si në Delegacionin në Tiranë, ashtu edhe atyre në zyrat qëndrore në Bruksel, janë me ju në këtë moment kaq të trishtuar. Zoti u dhëntë paqe shpirtit të tyre dhe familjeve forcën për të përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme”, thuhet ne deklaraten e ambasadorit Sequi, i cili u uron te plagosurve sherim te shpejte dhe te plote.
Me nje deklarate ngushellimi doli sot edhe ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Tirane. Ambasadori Arvizu dhe i gjithë personeli i Ambasadës amerikane shprehen hidhërimin e thellë dhe ngushëllime të sinqerta për ata që humbën njerëzit e tyre të dashur në aksidentin tragjik. “Për të gjithë ata që i mbijetuan aksidentit, mendimet dhe lutjet tona janë për shërimin tuaj të shpejtë”, perfundon mesazhi ngushellues i ambasades se Shteteve te Bashkuara.
Top Channel