Spoti turistik në CNN

21/05/2012 00:00

Kontrolli i Lartë i Shtetit i është rikthyer edhe një herë kontrollit
për transmetimin e një reklame në CNN gjatë vitit 2008, të kontraktuar
nga Ministria e Turizimit.

Në njoftimin zyrtar KLSH thotë se shkeljet e shumta ligjore në këtë tender ishin konstatuar, që në raportin e vitit 2008, por siç thotë njoftimi, drejtuesit e atëhershëm të KLSH-së nuk e kanë dërguar dosjen në prokurori për arsye subjektive.

Nga rikontrolli, KLSH ka konfirmuar shkeljet ligjore, që nga mosargumentimin i fondit limit në vlerën e 37 milionë lekëve dhe deri tek moszhvillimi i tenderit për transmetimin e tij në kundërshtim me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave.

Në fund të kontrollit KLSH deklaron se 6 zyrtarë të Ministrisë së Turizimit në atë kohë, nga të cilët një Drejtor i Përgjithshëm dhe dy përgjegjës sektori kanë konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Spoti prej 37 milionë lekë i kontraktuar nga Ministria e Turizmit u transetua në CNN për të reklamuar Shqipërinë në tregun e huaj turistik.  
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB