21 janari, gjykata gjobit vëllezërit Deda

21/05/2012 16:20

Tre vëllezërit e Hekuran Dedës, që u vra përpara kryeministrisë në ngjarjet e 21 janarit 2011, u dënuan nga gjykata e Tiranës me një gjobë prej 250 mijë lekësh, pas padisë që bëri ndaj tyre gardisit Fatos Skeja, për dëmtim të imazhit.

Tre vëllezërit Deda e akuzuan Skejën, se ai u përpoq që me anë të parave dhe favoreve të tjera, familja e tyre të priste kryeministrin e vendit në një ngushëllim.

Dedat deklaruan publikisht se do t’u jepej edhe fotografia e vrasësit nëse do të prisnin kryeministrin dhe pas kësaj deklarate ata bënë edhe kallëzim penal në prokurori.

Por përpara se kjo çështje të hetohej dhe të shkonte në gjykim, vetë gardisti kreu një padi ndaj tyre në gjykatën e Tiranës për dëmtim të imazhit. Gjatë seancës së sotme, gjykata vendosi gjobitjen e tyre me 250 mijë lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA