Policia e Tiranës bëri të ditur se arrestoi tre shtetas pasi blinin
mallra të skaduara në subjekte të ndryshme private, u ndryshonin datën e
skadencës dhe më pas i rishisnin ato.

Ilirian Pirra, Nefail Jaho dhe Agim Abdullahi, te tre me banim ne Tirane, u arrestuan ne flagrance duke u ndryshuar datat mallrave te skaduara. Ata i magazonin ato ne nje banese private ne Bathore, Kamez dhe me ane te pajisjeve te ndryshme realizonin shtyrjen ne kohe te dates se skadimit.

Sipas policise, u konkludua se keto mallra konsumi ishin kryesisht lengje frutash, çokollata, patatina, biskota etj, vlera e te cilave u llogarit se arrinte ne rreth 100 mije euro.

Por edhe pse te rrezikshme per shendetin e konsumatoreve, gje qe cilesohet ne deklaraten e policise akuza, qe u ngrit mbi ta eshte ajo e “Prodhimit te kundraligjshem te artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, si dhe “Fallsifikim i vulave, stampave ose formulareve”.

Nderkohe qe ajo nuk eshte kategorizuar si nje veper penale e rende, pasi rrezikon seriozisht shendetin e konsumatoreve. Gjithsesi policia i ka siguruar qytetaret se eshte duke punuar per mbledhjen e te gjithe ketyre mallrave nga dyqanet te cilat jane hedhur ne shitje.

 

Top Channel