
Europa e ka gati planin e emergjencës në rast se Greqia del nga Eurozona. Komisioneri Europian i Tregtisë, belgu Karel De Guht, në një intervistë për të përditshmen “De Standard” tha se “një vit më parë ekzistonte rreziku i efektit domino, ndërsa sot, si Komisioni Europian ashtu dhe Banka Qendrore Europiane po punojnë për skenaret më pesimistë, në rastin e daljes së Greqisë nga Eurozona”.
Ish-ministri i Jashtëm belg, i njohur për mënyrën e tij të drejtpërdrejtë për të nxitur polemika brenda dhe jashtë vendit, tha se gjithcka do të shihet në javët e ardhshme, nëse do të ruhet ose jo gjakftohtësia përballe zhvillimeve të mundshme.
Një zëdhënës i qeverisë gjermane pranoi ekzistencën e planit të emergjencës. “Qeveria gjermane është gati për cdo mundësi. Ne dy vitet e fundit kemi bërë gjithcka të mundur për ta mbajtur Greqinë në Eurozonë. Por ky vend duhet t’i qendrojë besnikë detyrimeve”. Në Bruksel u përpoqën të shuajnë fjalet duke rrëzuar hipotezën e një plani të detajuar dhe gati për të hyrë në zbatim.
Të enjten u zhvillua video-konferenca për situatën në Eurozonë, mes kancelares gjermane, Angela Merkel, presidentit francez Francois Holland, kryeministrin britanik David Cameron, atij italian, Mario Monti dhe presidentit të Këshillit Europian, Herman Van Rompuj.
Në prag të G8-ës që do të zhvillohet në Camp David, shqetësimi më i madh pason parashikimin e agjensisë së vlerësimit, FITCH që e vendosi Athinën në nivelin e 3 C-vë, një shkallë që i paraprin kolapsit.
Top Channel