Për katër muajt e parë të këtij viti, 84 efektivë janë duke u hetuar nga inspektoriati i Policisë së Kosovës.

Ata dyshohen për vepra të ndryshme penale, si keqtrajtim të qytetarëve, vjedhje, krim të organizuar, falsifikim apo dhunë në familje, madje ka edhe raste kur hetohen për trafik qëniesh njerëzore dhe prostitucion.

Gjatë katër muajve të këtij viti, departamenti i hetimit ka pranuar 84 raste për hetim, nën dyshimin se zyrtarët e policisë kanë kryer vepra penale. Drejtori i këtij departamenti, Jetulla Aliu tregon se nga 84 raste të pranuar, për 27 janë ngritur kallëzime penale nga prokuroria kompetente.  

Kosovë, në pranga komandanti i njësisë speciale

Bekim Suma komandant i njësisë speciale në Policinë e Kosovës në Ferizaj
është arrestuar bashkë me tre policë të tjerë. Të arrestuarit janë të
gjithë nga Njësia Speciale që konsiderohet si një prej shtyllave më të
forta të forcave të rendit.

Përveç komandantit Bekim Suma janë arrestuar edhe Fadil Sadiku nga komuna e Shtimës, pjesëtar i të njëjtës njësi si dhe Luan Cerkini gjithashtu nga kjo njësi.

Ndërkohë, policia është vënë në kërkim edhe të një personi të katërt, të cilin nuk kanë mundur ta arrestojnë pasi mendohet se është jashtë Kosovës.

Arrestimi i policëve bëhet në lidhje me rastin e shpërthimit në lagjen “Dardania”, vite më parë në Prishtinë, saktësisht të lokalit “Sekiraça”, që ishte pronë e të shumëkërkuarit Enver Sekiraça. Ngjarja kishte ndodhur në shtator 2007, një vit pasi me 30 gusht 2007 në Prishtinë u vra Triumf Riza (i njohur si i dashuri i këngëtares Adelina Ismailit), edhe ai pjesëtar i Njësitit Special të Policisë.

Për arrestimin e katër personave njoftoi Eulex-i dhe policia e Kosovës.

“Gjatë operacioneve, policia e EULEX-it e ka arrestuar një të dyshuar në rajonin e Gjilanit, ndërsa janë bastisur edhe dy prona. Policia e Kosovës i ka arrestuar edhe tre të dyshuar. Në mesin e tyre ka pjesëtarë aktualë dhe ish-pjesëtarë të PK-së”, thuhet në njoftim.

Hetimet është duke i zhvilluar një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Top Channel