
Një ceremoni tepër e shkurtër, që është transmetuar drejtpërsëdrejti nga
shumë media botërore në mëngjesin e së enjtes, ka qenë ajo e betimit të
qeverisë së re teknike në Greqi, para presidentit Papulias dhe
kryeministrit te ri Panajotis Pikramenos.
Misioni i saj 30-ditor eshte te çoje vendin ne zgjedhjet e 17 qershorit, pas ngerçit politik te krijuar ne vend menjehere pas votimeve te 6 Majit, ku asnje parti politike nuk mundi te krijonte qeveri. Por per greket kjo qeveri ka disa sfida perballe siç eshte ajo e perfaqesimit te vendit ne samitin e NATO-s ne Uashington, te cilin Athina e konsideron te rendesishem, pasi mund te diskutohet anëtaresimi i Maqedonise, per te cilin Greqia ka vendosur veto qysh prej Bukureshtit ne vitin 2009, pasi dy vendet fqinje nuk bien dakord per çeshtjen e emrit.
Pikerisht per kete arsye ne postin e ministrit te Jashtem eshte vendosur nje prej diplomateve dhe eksperteve me te shquar, Petros Muliviatis qe ka pasur kete post edhe ne disa qeveri konservatore ne te kaluaren,ndersa ishte krahu i djathte i kryeministrit Kostas Karamanlis. Ne kete periudhe teper te veshtire per ekonomine e vendit,ne postin e ministrit te Financave eshte vendosur nje prej personaliteteve me te shquara te kesaj fushe Jorgos Zannias, perfaqesues i Greqise ne ‘Euro Working Group’ dhe kreu i Keshillit te Specialisteve te Ekonomise ne kete Ministri per 2 vjet e gjysme.
Ne postin e ministrit te Mbrojtjes eshte emeruar Frangos Frangoulis ,nje ish-gjeneral i ushtrise, dikur dhe kreu i Forcave te Armatosura, njohes shume i mire i problemeve greko-turke ne Egje.
Ne fushaten elektorale qe ka filluar vihet re nje perpjekje e konservatoreve per t’u bashkuar ne nje front me disa parti te qendres se djathte ,nje strategji qe po e perdor edhe Aleanca e se Majtes Radikale duke ftuar gjithe partite e ketij spektri per te krijuar nje qeveri, qe do te rinegocioje marreveshjen e kredise, duke shpetuar greket nga masat e dhimbshme. Me kurajon e sondazheve qe i japin vendin e pare, lideri i tyre Aleksis Tsipras ka paralajmeruar kancelaren gjermane ne nje interviste ne BBC te mos luaje poker me fatet e njerezve ne BE.Nderkohe britanikja ‘The Guardian’ ka vleresuar se kosto e daljes se Greqise nga Eurozona do te kaloje shifren prej 1 trilion euro.
Top Channel