Pritje e madhe në Serbi për duelin televiziv të mbrëmjes mes dy sfidantëve në balotazhin presidencial të së dielës, Boris Tadiç dhe Tomisllav Nikoliç.
Në raundin e parë dy kandidatët kanë siguruar një përqindje votash pothuajse të barabartë, Tadiç 25.31%, ndërsa Nikoliç 25.05%.
Presidenti i dorëhequr, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, konsiderohet favorit për raundin e dytë të së dielës së ardhshme.
Kjo, edhe për faktin pasi Tadiç dhe socialisti Ivica Daçiç ranë dakord më herët gjatë muajit për të formuar koalicionin partiak që do të qeverisë Serbinë në katër vitet e ardhshme.
Pakti në fjalë parashikon që Partia Socialiste do të mbështesë Tadiç për të siguruar një mandat të tretë si president në balotazhin e 20 majit.
Ndërsa kandidati radikal, Nikoliç, deklaroi pak ditë më parë se nuk i pranonte rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve të 6 majit dhe paralajmëroi bojkotin e raundit të ardhshëm.
Por më vonë ai u tërhoq duke njoftuar se do t’i përmbahej programit elektoral, pavarësisht se sondazhet e mediave serbe nuk e nxjerrin atë si favorit.
Top Channel