Drejtuesit e institucioneve të Kosovës i pret një punë intensive por edhe sfiduese në dy muajt e ardhshëm. Pyetësori i Komisionit Europian, i cili mbërriti në Prishtinë kërkon përgjigje në cështjet në të cilat Kosova ka marrë kritikat negative kryesore ne raportin e progresit të Komisionit Europian vitin e kaluar.Â
C’ka do të thotë se gjendja aktuale për sa i përket reformës në administratën publike, sistemin e drejtesisë, lirinë e shtypit, politika tregtare e ekonomike nuk është shumë e kënaqshme. Por a do të varet procesi i negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit nga rezultatet e këtij pyetësori?
Njohësit e cështjeve europiane pajtohen se gjendja në kosovë nuk është e mirë. Shenoll Muharremi beson se ky është momenti i duhur që BE-ja të konfirmoj bazuar në fakte përspektivën europiane për Kosovën duke ia dhënë dritën jeshile për negociata në tetor të këtij viti. Â
Ndërkaq për institucionet e Kosovës ai ka përgatitur një listë prioritetesh në të cilat duhet të punohet para se Brukseli të sjellë rekomandimet në tetor.
Pyetësori i Komisionit Europian ka qëllim skanimin e situatës në Kosovë për të vlerësuar kapacitete e qeverisë në mënyrë që të hapen negociatat për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Sipas ekspertëve gjendja aktuale në Kosovë nuk është me keq se ajo që ishte ne Shqipëri dhe Bosnjë në momentin kur iu është dhënë drita jeshile për negociatat e stbailizim asocimit.
Ajo cfarë e dallon një pyetësor të Komisionit Europian për Kosovën me vendet e tjera të rajonit është fokusi që i është dhënë të drejtave të minoriteteve dhe lirisë së mediave.
Komisionit Europian i intereson se deri ku kanë shkuar punët për sa i përket hapjes së televizionit në gjuhën serbe. Komisioni europian kërkon përgjigje të detajuara nga bartësit e institucioneve për punën e Parlamentit, qeverisë dhe Presidencës, për numrin e punëtorëve në adminsitratën shtetërore dhe kualifikimet e tyre. Po kështu kërkohen detaje rreth implementimit të strategjive për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në të njëjtën kohë komisioni europian është duke marrë raporte edhe nga projektet e tyre dhe institucionet e BE-së të cilat veprojnë në Kosovë.
Top Channel