Derisa po mbahej vazhdimi i seancës së Kuvendi, përfaqësues të shoqatave dhe familjarë të të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, protestuan në një mot me shi.

Ata kundërshtonin ndryshimin e rekomandimeve, me atë të së cilave kushtëzohet vazhdimi i dialogut me Serbinë deri në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
             
Por, pas qëndrimit më shumë se gjysëm ore para ndërtesës së Kuvendit, deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, u ka dhënë lajmin familjarëve se Partia Demokratike e Kosovës dështoi të paraqistë kundër mocionin.
            
“Edhe përkundër përpjekjeve të partisë më të madhe në vend për ta kthyer interpelancën dhe kryesisht me qëllimin që me heqë pikën e parë që kushtëzon bisedimet me Serbinë për fatin e të pagjeturve. Këto përpjekje dështuan. Partia në pushtet sot u dorëzua dhe u hoq nga pika e ditës interpelanca dhe kjo padyshim është fitore e juaja”, deklaroi Glauk Konjufca, Deputet i VV.

Ditë më parë, familjarët e të pagjeturve, patën protestuar para Kuvendit të Kosovës, me të njëjtat kërkesa, që mocioni që kushtëzon vazhdimin e bisedimeve me zbardhjen e fatit të të pagjeturve, të mos ndryshohet.

Ditë më parë, zëvëndës/kryeministrja, Edita Tahiri duke raportuar para deputetëve se çfarë është bërë në bisedimet me Serbinë për fatin e të pagjeturve, ajo tha se është mbajtur vetëm një raund, dhe se është kërkuar që të hapen arkivat e ish ushtrisë Jugosllave, sepse aty është adresa e të dhënave për fatin e rreth 1 mijë e 800 personave të pagjetur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA