Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje konkrete për veriun dhe statusin e Kosovës, çështje që sipas tij janë të pazgjidhura.

Ivanoviç ka deklaruar se çfarëdo plani që qeveria e Prishtinës të prezantojë për veriun, ai do të jetë i papranueshëm si nga serbët e kësaj zone, ashtu edhe nga Beogradi.

“Prishtina është e vetëdijshme se nuk mund të ketë ndikim dhe sovranitet në veri. Gjithashtu, ajo duhet të jetë e vetëdijshme se çfarëdo plani që ofron, qoftë ai më i miri, qoftë ideali, serbët dhe Serbia nuk do ta pranojnë”, ka thënë Ivanoviç, i cituar nga “REL”.

Duke reaguar ndaj lajmeve se zyrtarët kosovarë po tentojnë të nisin dialogun me serbët e veriut për integrimin e tyre në sistemin shtetëror të Kosovës, Ivanoviç ka nënvizuar se Prishtina nuk do të gjejë kurrë përfaqësues nga komuniteti serb të gatshëm për të biseduar.

“Jam absolutisht i sigurt se për një gjë të tillë ata nuk do të gjejnë kurrë përfaqësues të serbëve. Ai plan do të jetë i papranueshëm për sa kohë nuk do të arrihet një marrëveshje konkrete, që të paraqesë një kornizë politike për statusin e Kosovës dhe për statusin e veriut”, ka shtuar Ivanoviç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA