
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, i ka quajtur të
vonuara kritikat e kryeministrit Hashim Thaçi në drejtim të Brukselit.
Hyseni ka thënë se kryeministri e ka bërë një veprim jo të duhur dhe në
kohën e gabuar.
Ai ka vlerësuar se këto deklarata është dashur të thuhen para arritjes së koncesioneve, në kuadër të dialogut me Serbinë.
“Deklaratat e kryeministrit i konsideroj të vonuara, shumë të vonuara, sepse këto kritika është dashur të bëhen shumë kohë më parë, e jo tani, aq më tepër në këtë formë dhe për konsum publik”, ka deklaruar Hyseni, bën të ditur RTK.
Sipas tij, procesi i stabilizim-asocimit dhe liberalizimi i vizave për Kosovën nuk ndodh si shpërblim për koncesionet e arritura në dialogun me Beogradin, por mbi bazën e meritave.
Ish-ministri i Jashtëm ka kritikuar diplomacinë kosovare për mosfunksionim, madje ai e ka quajtur Ministrinë e Punëve të Jashtme, organizatë joqeveritare, e cila sipas tij, nuk funksion fare.
Top Channel