
Në Hagë nisi gjyqi kundër ish-gjeneralit serbo-bosnjak Ratko Mlladic,
mbi të cilin rëndojnë 11 akuza për krime lufte dhe krime kundër
njerezimit, përfshirë edhe genocid.
Protagonisti i fundit i luftës në Bosnjës, në vitet 1990- akuzohet si orkestruesi i masakres më të rëndë, pas luftës së dytë botërore, atë të Srebrenicës, ku u ekzekutuan 7000 myslimanë djem dhe burra, në vitin 1995.
Tani rreth të 70-ave, Mlladic kaloi 15 vjet në arrati, përpara se të arrestohej dhe të dërgohej në Hagë, ne maj të vitit të kaluar. Ai qendroi në të njëjtin burg me ish-udheheqesin e tij politik, Radovan Karaxhic, i arrestuar në vitin 2008. Me akuza të ngjashme si Mlladic, gjyqi kundër Radovan Karaxhicit ka pershkuar, gjysmën e rrugës.
Akuzat kundër tij i cilesoi “monstruoze” dhe “u vetequajt jo-fajtor”. Disa orë përpara nisjes së seancës gjyqesore, nënat e Srebrenicës u mblodhen jashtë gjykatës.
Prokurorët: Mlladic, fushatë shfarosëse
Prokurorët e Gjykatës së Hagës thonë se provat në rastin e Ratko Mlladicit tregojnë se ky i fundit “ka bërë fushatë për shfarosjen e myslimanëve, kroatëve dhe joserbëve të tjerë gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë e Hercegovinë”.
Ato i kanë bërë këto komente të mërkurën, ditën edhe kur ka nisur gjykimi i ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç.
Prokurori Dermot Grum tha se Mlladiç ka udhëhequr fushatën për krijimin e “Serbisë së Madhe”.
“Katër ditë më parë janë bërë dy dekada që kur Ratko Mlladiqi është bërë komandant i shtabit kryesor të Ushtrisë së Republikës Serbe. Në atë ditë, Mlladiçi ka nisur pjesëmarrjen e tij të plotë në një orvatje kriminale, që tashmë ishte në progres. Në atë ditë, ai ka nisur realizimin, përmes fuqisë ushtarake, të qëllimeve kriminale për pastrim etnik të Bosnjës”, ka thënë Grum.
Top Channel