
Presidenti i Greqisë foli për “frikë që mund të dalë jashtë kontrollit
në panik” te bankat e vendit në javët para zgjedhjeve të ardhshme, gjë
që mund të përshkallëzohet më tej në daljen e Athinës nga Eurozona, –
njofton agjencia Reuters.
Grekët po tërheqin depozitat e tyre në euro të frikësuar nga perspektiva e një zhvlerësimi të shpejtë në rast se vendi largohet nga monedha e përbashkët, mësohet të ketë dhënë Presidenti Karolos Papoulias gjatë takimit me udhëheqësit politikë. Partitë politike refuzuan të krijojnë një koalicion, gjë që i hapi rrugën zgjedhjeve të reja, të cilat pritet të fuqizojnë partitë kundërshtare të marrëveshjes ë shpëtimit.
Guvernatori i Bankës Qendrore George Provopoulos tha se gjatë ditës së hënë grekët tërhoqën nga bankat 700 milionë euro, sipas procesverbalit të mbledhjes së presidentit me krerët e partive. “Provopoulos më tha se nuk ka panik por ka një frikë masive që mund të dalë jashtë kontrollit dhe të kthehet në panik,” thuhet në procesverbal duke cituar presidentin.
Top Channel