Përfaqësuesja e Kosovës në bisedimet Prishtinë – Beograd, Edita Tahiri
deklaron se pa zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani me
palën serbe në dialogun teknik, nuk mund të fitet për tema të tjera.

Kryenegociatorja Tahiri, në një prononcim për Radion “Evropa e Lirë”, thotë se fillimisht duhet që marrëveshjet e arritura të zbatohen, e më pas të flitet për takime dhe tema tjera me palën serbe. Nuk mund të ketë bisedime për tema të tjera teknike pa u bërë zbatimi i marrëveshjeve.

“Ashtu siç e ka thënë edhe vetë kryeministri Thaçi, në këtë fazë jemi të fokusuar për zbatimin e marrëveshjeve. Kërkojmë një angazhim të vendosur të Bashkimit Evropian, i cili është edhe ndërmjetësues dhe garantues i këtij dialogu teknik, që t’i bëjë presion Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve. Nuk mund të ketë bisedime për tema të tjera teknike pa u bërë zbatimi i marrëveshjeve”, deklaron kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri.

Qeveria e Kosovës ka shprehur disa herë zhgënjimin e saj për moszbatimin e plotë të marrëveshjeve nga ana e Serbisë.Një prej takimeve ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel, me ndërmjetësimin e Robert Kuperit.Edhe analistët e çështjeve politike deklarojnë se bisedimet me palën serbe nuk duhet vazhduar derisa nuk zbatohen marrëveshjet e arritura.

Analistët vlerësojnë se bisedimet e deritanishme, të cilat janë quajtur teknike, të shumtën e rasteve kanë pasur ngjyrime politike, dhe ato, sipas tyre, do të vazhdojnë nëse pala shqiptare lëshon pe.

Javën e kaluar, me iniciativën e një grupi të deputetëve, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një mocion, me të cilin thuhet se institucionet e vendit duhet kushtëzuar bisedimet me Beogradin me zbardhjen e fatit të personave të pagjetur të luftës.

Bisedimet Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, kanë prodhuar deri më tani disa marrëveshje të prezantuara edhe si konkluzione.

Por, deri më tani nuk është bërë ndonjë vlerësim zyrtar nga ana e Bashkimit Evropian lidhur me zbatimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA