
Vetëm 50 minuta ka zgjatur takimi i ri i presidentit grek, Karolos Papulias me liderin e konservatorëve Samaras, kryesocialistin Venizellos dhe udhëheqësin e së Majtës Demokratike, Fotis Kuvelis.
Pasi kanë dalë nga takimi asnjë prej liderëve nuk ka bërë deklarata përvec kryesocialistit Venizellos që ka thënë se ende nuk kanë arritur në një përfundim dhe se negociatat do vazhdojnë.
Dy partitë e mëdha dhe shumë media të vendit kanë rritur presionin e tyre orët e fundit për pjesëmarrjen e radikalëve të majtë në qeveri duke paralajmëruar qartë për rrezikun e falimentimit të vendit dhe kthimit në dhrahmi, paralajmërim që ka ditë që bëhet edhe nga Brukseli e Berlini.
Por ka zëra se edhe mund të “thyhet”. Në këtë rast krijohet qeveri me 168 deputetë, 108 Demokracia e Re, 48 PASOK dhe 19 e Majta Demokratike. Nga ana tjetër lideri i SYRIZA ,Tsipras,ashtu sic kishte deklaruar dje, nuk merr pjesë në takim.
Ndërsa partia nacionaliste “Grekët e Pavarur” si forcë e katërt politike në vend, ka shprehur pakënaqësinë e saj që nuk është ftuar në bisedimet e sotme.
Shumica e skenarëve tregojnë se përsëri nuk do ketë konsensus dhe se është cështje orësh shpallja e zgjedhjeve të reja. Burime gazetareske flasin edhe për mundësinë e një qeverie teknike me personalitete të shquara të vendit me afat 6 mujor, por kjo konsiderohet si një masë përgjysmake që do japë një zgjidhje të përkohëshme.
Top Channel