Bulevardi i ri, studiot korrigjojnë projektet

14/05/2012 00:00

Dy studiot finaliste kanë prezantuar edhe një herë projektet e tyre për Bulevardin e ri dhe lumin e Tiranës me disa ndryshime.

Me kërkesë të bashkisë së Tiranës studio DAR ka reduktuar koston nga 41 milionë, në 23 milionë euro duke zvogëluar edhe gjerësinë e bulevardit nga 300 metër në 100 metër.

“Kjo javë nis me diçka të shumëpritur për qytetarët e Tiranës, një temë të përhershme në ambientet e qytetit tonë, po vazhdon po kështu me një vendimmarrje të premtuar dhe afër realizimit, shpalljen e draftit të planit të përgjithshëm rregullues për qytetin e Tiranës të premten, në sallën e Akademisë së Arteve. Shumë prej pikëpyetjeve që ky plan ka patur do të marrin përgjigje sot dhe këto tre ditë, nëpërmjet këtij konkursi”, thotë Basha.

Studio “Grim Show”, në prezantimin e ri i jep më shumë prioritet kembesoreve. Nderkohe qe nje zgjidhje e trafikut per kete studio jane ndertesat per parkingjet.Pas këtij riprezantimi do të duhen edhe tri ditë për të shpallur projektin fitues.

Top Channel