Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias, do të takohet me krerët politikë të tre partive kryesore, në një përpjekje të fundit për të formuar një qeveri koalicioni dhe shmnagur kështu zgjedhjet e parakohshme.

Të tre forcat politike të renditura të parat në zgjedhje, konservatorët e Demokracisë së Re, të majtët Syzira dhe socialistët e Pasok, kanë dështuar në tentativat e tyre për të formuar një qeveri.

Në zgjedhjet e zhvilluara në datën 6 maj, grekët ndëshkuan me votë dy partitë kryesore në vend, të konsideruara përgjegjëse për krizën e thellë në të cilën është përfshirë vendi.

Megjithatë, sondazhet tregojnë se nëse vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, partitë ekstremiste që kundërshtojnë marrëveshjen me BE-në për huatë e marra do të fitojnë shumë më tepër vota, duke kërcënuar daljen e vendit nga Eurozona dhe Bashkimi Europian.

Bankierët kryesorë të kontinentit kanë nisur tashmë të bisedojnë hapur mundësinë e largimit të Athinës zyrtare nga blloku i monedhës së përbashkët.

Në një komunikatë për shtyp të zyrës së presidentit Papoulias, mësohej se ai ka caktuar tre takime të ndryshme me liderat e tre partive kryesorë në vend, me Antonis Samaras të Demokracisë së Re, me Alexis Tsipras të Syrizas dhe me udhëheqësin e Pasok, Evangelos Venizelos.

Pasi secila prej këtyre forcave politike ka dështuar në krijimin e një koalicioni me parti të tjera më të vogla, e vetmja shpresë për krijimin e një qeverie që do të shmangte zgjedhjet e parakohshme është një koalicion midis tyre, pavarësisht se përfaqësojnë tre krahë të kundërt dhe konfliktual midis tyre në politikën greke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA