Për gati 90 minuta presidenti grek Papulias është takuar me udhëheqësit e tre partive që u renditën të parat në zgjedhjet e 6 majit, liderin e konservatorëve Samaras, atë të Aleancës të së majtës Radikale, Tsipras dhe kryesocialistin Venizellos.

Papulias së bashku me socialistët dhe konservatorët kanë ushtruar edhe njëherë presion të madh ndaj radikalëve të majtë për të qënë edhe ata aktorë në qeverinë e re, por këta të fundit shfaqen të palëkundur, duke përsëritur se do të bashkëqeverisin vetëm nëse partitë e tjera pranojnë pesë kushtet e vendosura në platformën zgjedhore.

Tsipras gjithashtu ka deklaruar se nuk jep as votë tolerance për një skemë udhëheqëse që do të zbatonte reformat, duke akuzuar Berlinin dhe zyrtaret e BE se përdorin frikën me bllofin e tyre për daljen e vendit nga euro dhe bisedimet kanë përfunduar përsëri në udhëkryq.

Papulias takon në orët e ardhshme edhe katër udhëheqësit e partive të tjera që munden të hyjnë në parlamentin grek, në një përpjekje qe konsiderohet si nje prej shanseve te fundit per nje qeveri koalicioni, por shumica e analisteve vlereson se ne menyre te pashmangeshme vendi do te shkoje ne zgjedhje te reja, ne nje situate perseri po kaq te paqarte si ajo qe u krijua pas zgjedhjeve te 6 Majit.

Sondazhet vërtet u japin një forcë më të madhe partive që janë shprehur kundër marrëveshjes së huase dhe reformave europiane, por përsëri ato nuk mund të krijojnë qeveri për shkak të divergjencave të tjera përsa i perket politikës së jashtme dhe sidomos cështjes së emigracionit.

Takimi i liderëve politikë grekë mbulohet me interes të paparë nga qindera gazetare te kanaleve televizive dhe mediave te shtypit boteror, pasi rreziku i daljes së Greqisë nga eurozona, përvec kostos ekonomike në BE, por dhe në anën tjetër të Atlantikut, do të vinte në pikëpyetje mbi të gjitha të ardhmen e unionit.

Orët e fundit organizmat financiare dhe bankat më të mëdha të kontinenti plak, përllogaritin dëmet dhe strategjinë e tyre, në rast të një përjashtimi të Greqisë, apo daljes së saj vullnetare nga zona e monedhës së përbashkët.

Ndërkohë me interes të madh shihet prej forcave politike lajmi i publikuar në gazetën greke “Real Neës”, sipas të cilës zyrtarë të lartë në Bruksel mendojnë te ndryshojne pika të vecanta te marreveshjes se huase si: zgjatja edhe me nje vit me shume e afatit per reduktimin e deficitit, ristrukturimi i ri i borxhit, ruajtja e kontrave ekzistuese te punes, rrogave ne sektorin publik, rehabilitimi i pensioneve te reduktuara dhe ulja e taksave .

Kushti i vetëm për këto masa lehtësuese që do të pranoheshin me kënaqësi te madhe nga shumica e grekeve të indinjuar, do të ishte krijimi i menjëhershëm i një qeverie me mbështetje të gjërë.

Top Channel