Vrasja e shqiptarit në Britani, një i arrestuar në Romë

12/05/2012 00:00

Një person është arrestuar në Rome, si i dyshuar për vrasjen e
shqiptarit të gjetur i djegur në makinën e tij në 10 prill, njofton BBC.

Personi, identiteti dhe kombesia e te cilit nuk behet publik, eshte arrestuar te premten ne bashkepunim mes policise britanike dhe asaj italiane. Nderkohe kane filluar edhe procedurat me autoritetet italiane, per ta sjellë vrasesin e dyshuar ne Britani, ku do te merret ne pyetje nga dedektivet britanikë te policise se Hampshire.

Dedektivet edhe me heret kane thene se shqiptari 29-vjeçar Agim Hoxha, i gjetur i djegur nga sherbimet e emergjences ne afersi te qytetit jugor te Southempton-it, ndoshta ka qene i vdekur perpara se t’i vihej zjarri makines.

Nje person me emrin Afrim Lleshi, 36 vjec po nga Southempton eshte akuzuar se ka ndihmuar ne zhdukjen e trupit te z.Hoxha. Ai ka dale perpara gjyqit dhe eshte ne paraburgim, nderkohe qe do te dalë para Gjykates se Kurores Mbreterore ne 19 qershor.Vdekja ne rrethana ende te pazbuluar e Agim Hoxhes, beri qe tre dedektive britanikë te shkonin prane familjes se viktimes, per t’ju gjendur prane prinderve te moshuar dhe te semure te Agim Hoxhës.

I riu 29-vjecar Hoxha qe jetonte prej 12 vjetesh ne Angli u gjet i djegur rende ne makinen e tij te tipit Mercedez ne afersi te qytetit te Southampton-it . Polica britanike beri thirrje per gjetjen e makines se dyte te viktimes,nje Ford Mondeo.Nuk eshte e qarte nese avancimet ne hetim jane rrezutat i ndihmes nga publiku apo rezultat i vizites ne Shqiperi te dedektiveve britanikë, te cilet duket se i jane afruar akoma me shume te vertetes, per kete vrasje makaber dhe motiveve pas saj.

Top Channel