Gjykata e Tiranës dha masen e sigurise arrest me burg pa afat per
30-vjeçarin Denis Shimilli, i arrestuar dy dite me pare ne baze te
informacioneve te Shërbimit Informativ Shtetëror, si person i dyshuar qe
mbante lende plasese ne banesen e tij.

30-vjeçarit, i skeduar nga policia i nje myslyman radikal, i eshte gjetur ne banesen e tij, gjate nje operacioni te kryer ne mesnate, dy detonatore 200 grameshe, nje kapsolle dhe nje telefon ‘Nokia’ te montuar me fijet elektrike per shperthim.

Arrestimi i te riut nuk u njoftua ne Komunikaten Zyrtare te Policise, nderkohe qe edhe masa e sigurise ndaj tij edhe pse ishte caktuar per t’u kryer ne oren 10.00 te kesaj te premteje u be nje ore para kalendarit, duke shmangur madje edhe pranine e avokatiti mbrojtjes.

I kontaktuar ne telefon nga Top Channel avokati mbrojtes i tij, Alban Bengasi pohoi se ishte njoftuar per ne oren 10.00 dhe nuk ende nuk eshte informuar nga Gjykata per arsyet e ndryshimit te orarit. Ne kete menyre i akuzuari i Prokurorisë per mbajtje te lendeve plasese dhe eksplozivit eshte mbrojtur ne masen e sigurise me nje avokat te caktuar kryesisht nga shteti. Vete i akuzuari ka thene gjate pyetjes nga policia, se i mbante lendet plasese pasi ishte i apasionuar pas peshkimit.

Top Channel