Observatorët NASA-s, kanë kapur shumë planete jashtë sistemit tonë diellore, me dhjetra-qindra vite dritë larg Tokës, në disa prej tyre hipotezat e ekzistencës së jetës nisen nga forma, yjësia, rrotullimi rreth yllit përkatës dhe ngjyra.
Por asnjëherë nuk është mundur që nga obersvatorët e agjencisë hapësinore amerikane, si me bazë në tokë, ashtu dhe në orbitë, të kapet një planet që të “pasqyrojë” dritë. Kjo u kap nga teleskopi hapësinor Spitzer. Në imazhe duket një super-Tokë që rrotullohet rreth yllit 55-Cancri brenda 18 orëve dhe që ndodhet larg prej nesh plot 41 vite dritë.
Ajo që përbën risi në imazhet e marra, sipas shkencëtarëve të NASA-s, është drita “e lëshuar” nga ky planet. Ndoshta “e lëshuar” nuk është termi i duhur, pasi planeti vetëm sa pasqyron dritën e yllit të tij, dhe nuk e prodhon vetë atë.
Logjikisht që të pasqyrohet drita, sipërfaqja e planetit duhet të jetë e mbuluar nga “uji” ose forma të tjera të lëngshme pa ngjyrë të theksuar. Hipoteza më e fortë është ajo e ujit. NASA thotë se uji në këtë planet ndodhet në forma likuidi, as i ngurtë dhe as i lëngët dhe gjendet në sasi të mëdha edhe në atmosferën e planetit.
Përmes të dhënave të grumbulluara deri më tani, mbi planetin “55-Cancri”, kemi edhe një identikit më të përafër të krijuar nga specialistë të NASA-s. Sipas tyre, planeti ëshë sa dyfishi i Tokës me atmosferën 8 herë më të madhe se të Tokës, rrotullohet rreth yllit të tij në të njëjtën anë (si Hëna jonë), prandaj ndahet në dy pjesë, në pjesën e “ndricuar” ku temperatura mendohet se shkon deri në 1727 gradë celcius dhe në pjesën “e errët”, ku temperatura është shumë herë më e ulët, pasi për shkak të kushteve të atmosferës, planeti nuk është në gjendje të tejcojë ngrohtësinë.
“Në pamje të parë duket si një zbulim i rëndomtë, por marrja e imazheve të fundit nga Spitzer, ku tregohet planeti ‘me dritë’ përbën një hap përpara në kërkimin dhe gjetjen e shenjave të jetës në planete të tjera të universit”, deklaron shkencëtari udhëheqës në zbulim, Bill Danchi.
Teleskopi Spitzer u hodh në orbitë në vitin 2003 dhe për shkak të rezultateve të mahnitëshme që dërgoi në tokë, misioni i tij u shty edhe me disa vite të tjera. Por NASA po punon për hedhjen në hapësirë të super-teleskopit, “James Webb”, që pritet të jetë gati në vitin 2018. Ky teleskop do të jetë i pajisur me rreze infra të kuqe për të analizuar akoma më mirë “botën aliene”, e ndoshta për të sjellë surpriza të tjera për njerëzimin…ku i dihet.
Top Channel