Durrës, sekuestrohen 20 kg heroinë

10/05/2012 23:00

Një sasi prej afro 20 kg heroinë është sekuestruar gjatë mbrëmjes të së enjtes në portin e Durrësit.

Droga është gjetur e fshehur në një mjet që po imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Bari. Policia njofton se ka ndaluar drejtuesin e mjetit, por nuk e bën të ditur identitetin e tij.

Kjo goditje e trafikut të drogës në qytetin e Durrësit vjen pas konstatimit të një parcelë për kultivimin e bimës narkotikë në Port.

Ndërkohë kohët e fundit në rrethe të ndryshme të vendit policia ka sekuestruar sasi të mëdha të kanabis sativa, që kryesisht ka pasur destinacion Greqinë.

Top Channel