Busheku është një pikë turistike mjaft e njohur në të gjithë rajonin.
Burimet e shumta ujore, e kane bërë të famshëm, duke e kthyer në një
potencial turistik.

Por vitet e fundit Bysheku është braktisur dhe nuk ka me investime. Rezervuarët e ndërtuar para viteve 90, janë shkatërruar, myshku dhe plehrat kanë ndotur ujin e kristaltë duke krijuar një panoramë të shëmtuar. Banoret e zones kane ndertuar mbi burim, dhe e gjithe kjoka larguar perfundimisht turistet nga kjo zone.

Agim Tufa ka qenë një frekuentues i rregullt e kësaj pike turistike por për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore e ka braktisur Byshekun.

Busheku ndodhet në jug të qytetit të Elbasanit, në luginën e Shkumbinit, në të majtë të rrjedhës së tij, në fshatin Shushicë, të komunës me të njëjtin emër. Është një zonë e mbushur me rrape shekullore dhe me burime të ftohta ujore, bukuria e të cilave bëhet më impresionuese kur provon të pish ujë  aty ku ai buron.

Top Channel