Krerët e forcave tokësore të 42 vendeve në Tiranë

09/05/2012 00:00

Krerët e Forcave Tokesore Ushtarake të 42 shteteve, mes të cilëve 26
anëtarë të NATO-s kanë nisur edicionin e shtatë të bisedimeve në Tiranë.

Kjo konferencë që mbahet çdo vit që nga 2006-ta sherben per te nxitur dialogun dhe per te forcuar lidhjet ndermjet autoriteteve ushtarake të NATO-s dhe atyre partnere. Gjeneral Gjunkshi, shefi i Shtabit të Ushtrisë Shqiptare, gjate fjales hapese te edicionit, u shpreh se do te arrihet ne konkluzione te rendesishme per zhvillimin e transformimin te Forcave Tokesore ne perputhje me kerkesat dhe situaten e sigurise.

Sipas Gjunkshit, tranformimi i ketyre forcave paraqet rendesi per dhenien e pergjigjes ne menyre me efikase kercenimeve, qe burojne per shkak te fenomenit te globalizimit.

Ndersa kryeministri Berisha u shpreh se Shqiperia eshte e angazhuar per te punuar fort, që të përmirësoje të gjitha mundesite e Forcave te saj te Armatosura.

“Tre javë më parë bëra një vizitë në Afganistan, e cila për mua është një nga vizitat më mbresëlënëse të jetës sime. Atje gjeta ushtarë, oficere, instruktorë, që punonin në një situatë shumë të vështirë për paqen dhe sigurinë, jo vetëm për popullin afgan, por të të gjithë botës. Unë mendoj se ushtritë tona duhet të qëndrojnë me Shtetet e Bashkuara në përpjekje për siguruar pakthyeshmërinë e zhvillimeve në këtë vend. Marrëveshja strategjike e nënshkruar mes presidentit Obama dhe presidentit Karzai është një bazë e fortë për kontributin e çdo vendi. NATO është padyshim më e mira që kanë kombet, sepse kjo aleance transatlantike është garantuesja besoj e rendit më të mirë ndërkombëtar që bota perëndimore ka patur ndonjëherë”, tha Berisha

Per shkak te çeshtjeve sekrete qe diskutohen, bisedimet mes 42 gjeneralëve zhvillohen me dyer te mbyllura.  

Top Channel