Vlorë, ende punime pranë tunelit

08/05/2012 00:00

Edhe një javë na ka mbetur nga çelja e sezonit turistik, ku priten një
numër i madh vizitorësh, një nga problemet më të mëdha për qytetin janë
punimet në tunelin e Ujit të Ftohtë, të cilat po ecin me ritme te
ngadalta.

Edhe pse eshte premtuar qe ky tunel do te jete funksional brenda ketij muaji nga sa shihet ne terren kjo do te jete pak e veshtire pasi po punohet shume ngadale. Drejtuesit e automjeteve shprehen se ky tunel duhet te hapet para sezonit turistik, pasi do te krijoje kaos ne qytet.

Drejtuesit e punimeve  pohojne se brenda dates 20 maj ky tunel do te inagurohet. Per kete problem ka folur edhe prefekti i qarkut te Vlores Eduart Veçani, i cili ka thene se ky tunel do te jete ne sherbim te drejtuesve te automjeteve ne daten 20 maj.

Top Channel