Vasco Rossi vendos të shkojë në altar

08/05/2012 00:00

Pas 25 viteve beqarie, këngëtari italian, Vasco Rossi vendos të martohet dhe për të njoftuar fansat e tij, ka zgjedhur rrjetin social Facebook.

“Këtë verë do të martohem me Laurën (e fejuara e tij) dhe pas 25 viteve do të vë pakëz rregull duke tejkaluar edhe burokracitë ligjore”, shkruan këngëtari i njohur italian në profilin e tij të Facebook.    

 

Nuk ka një datë të prerë për ceremoninë, por mediat italiane hamendësojnë se ajo pritet të mbahet diku nga muaji gusht. Ajo që dihet me siguri, e njoftuar nga vetë Vasco Rossi, është se ceremonia martesore do të jetë tejet private, me praninë e një grushti njerëzish, më të afërmin e ciftit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA