Spotify mund të jetë sfiduesi i ri i YouTube. Shërbimi muzikor mund të kalojë dhe në video, duke nisur një sfidë të re ndaj kolosëve si YouTube.

Wall Street Journal shkruan se, veç transmetimit të këngëve, platforma po mendohet të kalojë edhe në video. Spotify ka vendosur një event për datën 20 maj, duke bërë të ditur vetëm se do të ketë “lajm”.

“Spotify ka nisur të dialogojë me kompani të specializuara në krijimin e videove për YouTube, dhe për prodhimin e përmbajtjeve origjinale, siç bëjnë platformat e tipit Netflix”, shkruan Wall Street Journal.

Shoqëria suedeze, që me shërbimin e saj të transmetimit muzikor ka lëvizur fushën e industrisë muzikore, mund të bëjë publik lajmin më 20 maj, në Nju Jork.

Kjo datë vjen para konferencës së Apple, 8-12 qershor, ku do të shfaqet shërbimi muzikor Beats, dhe kjo mund të mos jetë thjesht rastësore.

Lancimi në video mund të ketë marrë shtysën nga të dhënat e Spotify, që bazohet mbi kërkesat e përdoruesve të saj, plot 60 milionë, nga të cilët 15 milionë janë me pagesë.

 

Top Channel