Pranga dy punonjëseve të mjekësisë në QSUT

07/05/2012 00:00

Një mjeke dhe një infermiere janë arrestuar nga Policia e Tiranës me
akuzën për korrupsion. Sipas të dhënave zyrtare të policisë së
kryeqyetit, mjekja e spitalit të Kardiologjise Silvana Menaj 48 vjec dhe
laborantja Dhurata Trako 46 vjeç, u arrestuan pasi përvetësonin shifrën
prej 2 mijë lekësh për shtrimin e tyre në spital.

Mjekja nuk i regjistronte të sëmuret që vuanin nga probleme kardiake në bashkëpunim edhe me kolegen e saj laburante, ajo i merrte vete ne dore te hollat, qe duhet te shkonin ne arken e Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza”.

Policia tha se dy te arrestuarat kishin nje periudhe dymujore ne pergjim. Hetimet kishin nisur pas denoncimit ne sektorin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Top Channel