Ndotje alarmante në Fushë-Krujë

07/05/2012 00:00

Ministria e Mjedisit dhe Agjensia Rajonale e Mjedisit kanë caktuar një
inspektor që ndjek vetëm çështjen e furrave të gëlqeres që djegin goma
dhe plastike, për t’i ndaluar ato.

Prokuroria e Krujës ka nisur disa herë çështje penale për pronarët e disa prej furrave. Inspektoriati Ndertimor ka nderhyre disa here, Policia e Shtetit ka per detyre moslejimin e shkeljes se ligjit ne lidhje me ndotjen e mjedisit.

Ministra, prefekti, kryebashkiaku dhe kryekomunari shikojne çdo dite ate qe ndodh me furrat e gelqeres ne Fushë-Krujë dhe në Krujë.

Reja e smogut nuk i ndahet kesaj zone dhe ajo ka si pergjegjes kryesor djegien e plastikes, gomave dhe mbetjeve të tjera që përdoren për të prodhuar gëlqere në menyrë artizanale. Per shkak te disa kontrolleve ndezja e furrave behej vetem naten, por tani ato ndizen edhe diten.



Furrat perdorin si lende te pare djegese disa tuba plastike. Pronaret e ketyre furrave sigurojne jetesen duke fituar pak leke nga shitja e gelqeres, por njekohesisht helmojne familjaret e tyre dhe gjithe banoret e zones. Nderkohe strukturat shteterore qe flasin per mbrojtje mjedisi, per nje Shqiperi te paster dhe turizem mbyllin syte ndaj kesaj masakre.




 

Top Channel