Prishen ndërtimet tek Liqeni

06/05/2012 00:00

Plot 35 subjekte që operojnë prej disa vitesh në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë do të prishen brenda një jave.

Fushat e tenisit por edhe lokalet që ndodhen në këtë zonë kanë nisur të shkatërrohen. Nënkryetari i Bashkisë, Edmond Panariti, shprehet se Bashkia po rishikon lejet e secilit prej subjektve që ndodhen në këtë zonë, e cila do t’i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë.

“Bëhet fjalë për 35 subjekte dhe ndërhyrja ka filluar me qëllim pastrimin dhe lirimin e hapësirave të gjelbra në Liqenin Artificial”, deklaron Panariti.

Panariti sqaron se do të punohet për rehabiltimin e Liqenit Artificial, i cili do të lidhet me liqenin e Farkës. Brenda kësaj hapësire nuk do të lejohet asnjë subjekt privat të operojë, pasi sipas Bashkisë është një pronë publike e cila i përket të gjithëve.

 

Top Channel