Zhduket 30-vjeçari, jepte para me fajde

05/05/2012 00:00

Nje 30 vjecar nga qyteti i Korçës është zhdukur në mënyrë misterioze
prej 5 ditësh ndërsa familja dyshon se ai mund të jetë vrarë.

Armand Abdullai sipas te dhenave pas kthimit nga emigrimi ku kishte qendruar per disa vite jepte para me fajde dhe kjo mund te jete nje nga shkaqet qe ka cuar ne zhdukjen e tij. Nena e tij ka treguar se djali i saj nuk eshte rikthyer ne banese prej 1 majit ndersa asnje nga familjaret nuk ka mundur te lidhet me te permes telefonit.  

Sipas nenes shuma e dhene me fajde eshte e konsiderueshme pasi kap vleren 14 milionë leke dhe kjo ka sjelle edhe shqetesimin per jeten e djalit.

Rasti eshte denoncuar edhe ne policine e Korçës, e cila ka nisur hetimet por ende nuk ka asnje gjurme te 30-vjeçarit. Sipas burimeve nga policia mesohet se hetimet jane perqendruar ne pisten e personave qe mund t’i kene pasur borxhe 30-vjeçarit.

Top Channel