Buxheti, Durrës, PD fajëson kryebashkiakun

02/05/2012 00:00

Administrimi i qytetit pa një buxhet për vitin 2012 është kthyer në një
objekt kritikash mes kahëve të kundërta të politikës në Durrës.

Kryetari i deges se Partise Demokratike, deputeti Igli Cara duke e vleresuar shqetesuese situaten per te cilen ben pergjegjes kryetarin e bashkise. Cara thote se sezoni turistik ka nevoje per sherbime dhe qyteti per investime.

Nje dite me pare kryebashkiaku i Durresit deklaroi se mungon vullneti politik i se djathtes per te mbeshtetur bashkine ne veprimtarine e saj. Kundershtite mes bashkise dhe Keshillit Bashkiak nisen ne janar kur Paketa fiskale 2012 u miratua pa rritjen e kerkuar nga Bashkia te tarifave dhe taksave ne masen 10-30%  ne krahasim me nje vit me pare.

Në bazë të paketës së miratuar, Bashkia ben hartimin e buxhetit, i cili ende nuk eshte paraqitur për diskutim dhe miratim ne Këshillin Bashkiak, pasi duhet pershtatur me nje nivel te ardhurash me te pakta nga ato te parashikuara me pare, duke shkaktuar keshtu perplasje te reja mes kundershtareve politike, ndersa pasojat bien mbi komunitetin dhe pushuesit.

Top Channel