Ministria: Të shkarkohet gjykatësi

27/04/2012 00:00

Për herë të nëntë brenda këtij viti, ministri i Drejtësisë Eduart Halimi
i është drejtuar sërish Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për një
tjetër gjyqtar për të cilin i kërkon shkarkimin nga detyra dhe
procedimin disiplinor.

Behet fjale per nje gjyqtar prane Gjykates se Beratit, i cili sipas Inspektoriatit te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, ka fshehur 4 pasuri. Sipas nje njoftimi zyrtar te Ministrise se Drejtesise, kjo shkelje e gjyqtarit klasifikohet si shkelje disiplinore shume e rende qe diskrediton poziten dhe figuren e gjyqtarit dhe per pasoje kerkohet shkarkimi i tij nga detyra.

Zyra e Shtypit thekson se Ministria e Drejtësisë për kete vit i eshte drejtuar KLD-së me tetë kërkesa të tjera  per procedim disiplinor, qe nisin nga verejtje deri tek shkarkimi nga detyra per gjyqtare prane gjykata e  Vlores, Tirane, Durresit, Korçës, Elbasanit,Kavajes dhe Kukesit. Ne raportin e inspektimit, Ministria e Drejtesise njofton nisjen e procedimit disiplinor per shtate permbarues gjyqesore private ne perfundim te dy inspektimeve te kryera ne 46 zyra. Keta permbarues jane gjetur me shkelje ne procedurat e ekzekutimit te detyrueshem, nderkohe qe per ta jane depozituar prane Ministrise ankesa nga qytetaret.

Jane inspektuar edhe shtate zyra noteriale ne Tirane, Korçë, Shkodër, Laç dhe Durrës per te verifikuar ankesat e qytetareve dhe te disa institucioneve mbi  ligjshmerine e veprimtarise noteriale per kontratat e shitjes se automjeteve me dokumente te huaja dhe ne perfundim ka nisur procedimi edhe per gjashte notere.

Top Channel