Duket se arti i joshjes së aktores është një e shkuar…! Jo sepse imazhi i saj perfekt nuk e lejon, por sepse prej vitesh ka në krah një burrë i cili e bën të ndjehet e lumtur dhe këtë nuk ka reshtur se thëni asnjëherë.

Rishfaqet kështu aktorja italiane e Hollywood-it, Monica Bellucci e cila ka pushtuar kopertinën e “Vanity Fair” me imazhin e saj perfekt dhe ka rrëfyer shumçka, një rrëfim mes karrierës dhe jetës së saj private.

Aktorja ka pohuar ndër të tjera se nuk ka aspak frikë nga menopauza dhe deklarohet kategorikisht kundër kirurgjisë plastike. “Më mirë një fytyrë me rrudha se sa gjithçka plastike”, ka pohuar Bellucci.

Sa i takon menopauzës, aktorja italiane ka deklaruar: “Jam psikologjikisht gati, nuk më tremb aspak”. Ndërsa e pyetur për imazhin e saj perfekt pasi deklarohet se është kundër kirurgjisë plastike, aktorja ka pohuar se në jetën e saj ka bërë vetëm një trajtim me vitamina kohë më parë.

“Mendoj se për një aktore plastika është tepër e rrezikshme sepse mimika të ndryshon dhe unë s’do e bëjë kurrë këtë gjë kundër vetes dhe profesionit tim”, shprehet Bellucci.

Sa i takon meshkujve, aktorja deklaron: Vincent Cassel, kam zgjedhur pikërisht atë që është përherë i rrezikshëm.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta