Zjarr në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatit Mesopotami. Kërkohet ndërhyrje nga ajri Rreth 400 banorë të fshatit Pishkash të Komunës Qukes në Librazhdit,
prej dy javësh kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e vjedhjes se
transformatorit.
Ndonëse kanë trokitur shumë herë në dyert e CEZ Shpërndarjes për zëvendësimin e tij, kjo e fundit nuk u është përgjigjur kërkesës së tyre. Si pasojë e neglizhencës së CEZ-it banorët e zonës janë hedhur në një protestë paqësore duke paralajmëruar edhe bllokimin e rrugës kombëtare nëse kompania vazhdon të heshtë. Ata pretendojnë se CEZ vijon të shkelë kontratat me konsumatorin, duke u dërguar një shkrese në çdo familje, sipas të cilës thuhet që duhet të paguajnë nga 3000 mijë lekë për të blerë vaj për transformatorin e ri që pritet do t’u vihet në shërbim, në të kundërt do të qëndrojnë në errësirë.
Deputeti i zonës së Partisë Socialiste Taulant Balla i pranishëm në këtë protestë i ka bërë thirrje CEZ Shërndarjes, Ministrisë së Linjës dhe ERE-s që të marrë masat për normalizimin e situatës pasi në të kundërt banorët do të përshkallëzojnë protestat në mënyrë të pandërprerë deri në zgjidhjen e problemit.
Ndërkaq situata në Pishkash vijon të mbetet e rënduar sidomos për bizneset të cilat kanë pësuar mjaft dëme financiare. Edhe pse banorët pretendojnë që janë pagues të rregullt të energjisë elektrike deri në masën 120%, ata janë të destinuar të vuajnë errësirën.
Top Channel