“Fituese pa kurorë”, Miss USA 2024 refuzoi të kurorëzonte fituesen e këtij viti sepse… Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie gjatë fundjavës ka qenë në Ekuador për të vijuar misionin e saj si ambasadore e Kombeve të Bashkuara. Jolie ka qenë në një kamp refugjatësh ku gjenden fëmijë dhe ka qendruar për disa orë me ta.
Lajmi u njoftuan nëpërmjet një komunikate të OKB. Aktorja tanimë është po aq e njohur edhe për misionin e saj të bamirësisë dhe thirrjeve ndaj qeverive të ndryshme për të qenë pranë njerëzve në nevojë.
Kjo është e para vizitë zyrtare e saj në Ekuador këtë muaj dhe jo vetëm kaq. Si e dërguar e Kombeve të Bashkuara, artistja është takuar edhe me Ministrin e Jashtëm të Ekuadorit,
Ricardo Patino.
Pas përfundimit të takimit me zyrtarin e lartë të Ekuadorit, Jolie ka deklaruar: “E inkurajoj këtë qeveri që të vazhdojë të ndihmojë familjet e rrezikuara”.
Top Channel