Bashkia Përmet, CEZ ndërpret furnizimin

26/04/2012 00:00

Mospagesa e faturave te energjise ndër vite i ka kushtuar shtrenjtë Bashkise së Përmetit, e më pas edhe Bashkisë së Tepelenës.

Kompania CEZ ka nderprere furnizimin me energji te ndriçimit rrugor, Bashkise se Përmetit, Zyrave te Gjendjes Civile si dhe te ambienteve sportive. Kjo bashki i detyrohet CEZ 4.5 milione leke te reja. Ky detyrim eshte krijuar nder vite nga administratat e kaluara, ndersa se fundmi pagesat kane qene te plota, ashtu si edhe pjesa dermuese e banoreve.

“Për ne ky është një rast i paprecentë, mund ta cilësoj pa frikë një akt terrorist, në kuptimin e sigurisë publike që ofrohet në rrugë për qytetarët, por njëkohësisht edhe në funksionet që ushtron Bashkia e Përmetit, pasi ditën e nesërme njerëzit do të duan të pajisen me certifikata, do të duan të marrin shërbime por nuk do ta kenë mundësinë, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Shkak është bërë borxhi i akumuluar prej vitesh që i kërkohet Bashkisë së Përmetit ta paguajë menjëherë”, thotë kryetari i Bashkisë Gilbert Jaçe.

Edhe banoret e quajne te papranueshme kete situate. Ata nuk kane mundur te marrin sherbime nga zyrat e Gjendjes Civile dhe QKR, per shkak se atje nuk ka me energji.

Kete fenomen po e vuan se fundmi edhe Bashkia e Tepelenes ndaj se ciles CEZ ka shkeputur energjine per shkak te borxheve.

Top Channel