Teatri Shëtitës, shfaqje për fëmijët në Shkodër

24/04/2012 00:00

Teatri Shëtitës në bashkëpunim me organizatën “World Vision” dhe mbështetjen e  komunës Rrethina në Shkodër  kanë organizuar një shfaqje për fëmijët e fshatit Bardhaj dhe Shtoj me mesazhe të rëndësishme për ndotjen e mjedisit dhe afrimin mes njëri-tjetrit nëpërmjet teatrit.

Këto shfaqje synojnë të ndihmojë në formimin e koncepteve mbi mjedisin, të nxisin  reagimin ndaj ndotjes së mjedisit nëpërmjet zhvillimit të diskutimeve në tavolina të rrumbullakta me ekspertë të mjedisit, mësues, prindër dhe artistë.

Projekti synon të ndihmojë në kultivimin e një brezi të ri, të ndërgjegjshëm dhe aktiv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA