Monumenti i ri i Pavarësisë

24/04/2012 00:00

Komiteti për 100-vjetorin e Pavarësisë vendosi, jo pa dilema, për
monumentin që do të përkujtojë 100-vjetorin e themelimit të shtetit
shqiptar. Megjithëse është krijim i një autori të huaj, ky monument ka
marrë më shumë pikë, si nga juria, edhe nga publiku.

Dilema qëndronte ne faktin, se monumenti eshte modern per sheshet tradicionale qe ofron Tirana, por argumentet e ministrit te Kultures, Aldo Bumçi, ishin bindese, qe Komiteti te zgjidhte dilemen.

“Ne kemi nevojë, për monumente bashkëkohore, estetikë bashkëkohore. Nuk është monumenti i Pavarësisë, është i 100-vjetorit të Pavarësisë. Monumenti i Pavarësisë në Vlorë qëndron me të gjithë vlerat, por ky është i 100-vjetorit. Mendoj qe elementi i ndërveprimit njerëzor, qytetarët që përshkojnë, kanë deklaratën e Pavarësisë, krijojnë një lidhje. Deklarata është e nevojshme të jetë e prekshme nga qytetarët”, tha Bumçi.

Sheshi per monumentin e 100-vjetorit te Pavaresise eshte ende i papercaktuar, por ai pritet te vendoset se shpejti ne bashkepunim me Bashkine e Tiranes. Nderkohe Komiteti miratoi edhe 3 posterat zyrtare, qe ishin perzgjedhur nga juria ne 3 vendet e para, te cilat do te shoqerojne çdo aktivitet per 100-vjetorin.

Ne mbledhjen e Komitetit, kryeministri Sali Berisha kërkoi te pershpejtohet puna per kthimin ne atdhe te eshtrave te ish-mbretit Ahmet Zogu. Gjithashtu u be e njohur se po ecet perpara me idene e realizimit te projektit për rindërtimin e varrit të Nënës Mbretëreshë, i hedhur në erë pas ardhjes ne pushtet te regjimit komunist. Por kryeministri kerkoi edhe ndertimin e nje Varreze Mbreterore, ku te vendosen eshtrat e Ahmet Zogut.

“Edhe Parlamenti ka një ligj për statusin e Familjes Mbretërore. Ligji është konsensual, të gjitha forcat politike e kanë votuar atë ligj në parlament dhe ne i qëndrojmë. Do të bisedohet me princin dhe mbreti do të vije në Varrezën Mbretërore. Nuk kemi pse hapim as edhe një lloj debati të panevojshëm”, tha Berisha.

Pas kesaj mbledhjeje, kryemistri Berisha u nis per nje vizite disaditore ne Shtetet e Bashkuara, ku do te marre pjese ne festimet për 100-vjetorin nga shoqata “Vatra”. Por me heret ai do te qendroje ne Washington DC, ku pritet te takohet me zyrtare te larte te Departamentit te Shtetit, përfshirë edhe Sekretaren Amerikane te Shtetit Hillary Clinton.

Monumenti, reagon Rama

Përmes rrjetit social Twitter, Edi Rama ka reaguar pas miratimit nga ana e Komitetit për 100-vjetorin të Monumentit të Pavarësisë.

Sipas tij nuk ka vend tjetër të botës ku qeveria miraton projektin dhe më pas kërkon sheshin se ku do ta vërë. Një xhest që për zotin Rama tregon injorancë të paparë.

Më tej kryesocialisti thekson se ky do të jetë monumenti i parë jo për një ngjarje, por për përvjetorin e një ngjarje, ndërkohe që monumenti i ngjarjes ekziston.

Kreu i opozitës ka quajtur qesharak dhe një turp të vërtetë edhe mënyrën se si, sipas tij projekti është paraqitur nga ministri përkates Aldo Bumçi në qeveri me një bllok me vizatime me dorë.

Ndërkohë, ka reaguar edhe Erjon Braçe i cili thekson se qeveria dhe kryeministri po bëjnë gjithçka që të zëvendësojnë Vlorën duke zhbërë nyjen e saj historike me pavarësinë.

Sipas deputetit Braçe, kryeministri po zbeh rolin e Ismail Qemalit për të ngritur atë të një tradhëtari, siç e cilëson ai Ahmet Zogun.

Në fund Erjon Braçe shkruan në komentin e tij se çdo shqiptar, 28 Nëntorin do ta festojë në Vlorë sepse atje është shpirti dhe zemra e Kombit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB