Londër, festivali i Shekspirit

24/04/2012 02:55

Ka filluar në Londër Festivali Global i Shekspirit, bardit të famshëm anglez cili mbush 448 vjetorin e lindjes.

Gjatë ditëve të këtij festivali që organizohet edhe në kuadër të Lojrave Olimpike të verës në Londër 34 vepra të Uilliam Shakespear do të luhen për herë të parë në 37 gjuhë të ndryshme të botes, përfshi edhe në gjuhën shqipe nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë.  

Veprat e Shekspirit do të luhen në teatrin e famshëm Globe Theatre në brigjet e Tamizit që është një relikë e teatrit origjinal të Shekspirit ndaj dhe fetsivali është quajtur Globe to Globe.

Pëervec shfaqjeve në gjuhë të ndryshme të botës në kuadër të këtij festivali do shfaqen veprat e tij edhe në qytete të ndryshme britanike.  

Mbreti Lear do luhet në bjellorusisht, Hamleti në Lituanisht, Otello do të riinterpretohet në hip-hop, dhe Henri i VI në gjuhën shqipe.

Këto performanca poliglotike janë dhurata më e bukur e botës për Shekspirin e madh, ndër anglezët më të njohur në tërë botën. Drejtori artistik i Teatrit Globe, Tom Bird  thotë se nuk është e vështirë të ndjekësh veprat e Shekspirit edhe nëse nuk e flet apo kupton gjuhën  e folur nga aktorët. Njerezit në mbarë botën nuk mendojnë për të vetëm si një poet anglez, por e mendojnë atë si pjesë të kulturës botërore.

Festivali global i Shekspirit do të vazhdojë deri në muajin nëntor, ndërkohë në datën 12 dhe 13 maj Teatri Kombëtar i Shqipërisë do të luajë në Londër Henrin e VI në teatrin Globe të Londrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA