Jolie dhe Pitt, një ditë familjarisht në plazh

24/04/2012 00:00

Eshtë shumë e vështirë që familja Jolie-Pitt të duket si normale në sytë
e të gjithëve. Kjo për shkak se ata janë të shumtë në numër, sepse janë
shumë të famshëm, sepse e kalojnë jetën duke përshkuar kontinente dhe
duke lëvizur në formë turme.

 

Megjithatë në fundjavë, cifti i sapofejuar dhe fëmijët e tyre, shoqëruar nga truprojat kaluan një ditë në plazh.

 

Pitt është fotografuar në plazh ndërsa kishte veshur një kostum banjoje dhe në duar mbante vajzën 7-vjecare Zahara.

Pasi luajtën të dy në ujërat e kristalta, u afrua edhe djali 8-vjeçar Pax që kërkoi edhe ai vëmendjen e Brad. Viviennë dhe Knox, 3-vjec qëndruan pranë nënës së tyre, e cila ishte e veshur në të zeza dhe mbante një kapele të madhe të zezë. Jolie ishte veshur shumë elegante dhe shumë cuditshëm, po të mendojmë se bëhet fjalë thjesht për një ditë pushimi në plazh.

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA