Alessandra Ambrosio tregon barkun e fryrë

24/04/2012 16:35

Alessandra Ambrosio do të lindë fëmijën e saj të dytë (do të jetë djalë) muajin e ardhshëm dhe modelja nuk ka lënë t’i shpëtojë rasti për të pozuar alla Demi Moore.

Një nga ëngjëjt e Victoria’s Secret ka treguar trupin e saj të mrekullueshëm edhe pse ndodhet në një fazë të avancuar të shtatzanisë. Modelja nga Brazili ka postuar në Facebook një foto ku ka pozuar me bikini në plazh, ndrsa disa ditë më parë, Ambrosio ka pozuar nudo për një firmë bizhuterish.

“Shtatzania më bën të ndihem më e sigurtë. Jam krenare për trupin tim që do të jetë burim jete sërish. Nuk kam turp të pozoj nudo dhe të bëj një set fotografik me fotografët e mi të preferuar (Mert Alas dhe Marcus Piggott). Jam e kënaqur që një nga momentet më të rëndësishme të jetës sime është dokumentuar nga ata”, theksoi modelja.

Në këtë mënyrë, modelja i bashkohet listës së gjatë të VIP-ave që kanë pozuar nudo gjatë shtatzanisë. Demi Moore, Britney Spears, Mariah Carey, Jessica Simpson, Monica Bellucci, Eva Herzigova, Cindy Craëford, Claudia Schiffer apo Christina Aguilera janë disa nga shembujt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA