Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, takim i të vegjëlve

23/04/2012 00:00

Në një përpjekje për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, 23 parti të vogla, të
majta dhe të djathta, kanë paralajmëruar për ditën e sotme një
konferencë, e cila do të mbahet në orën 12:00, në hotel ‘Sheraton’.

Nisma mësohet se është ndërmarrë nga partitë e vogla që janë aleatë të Partisë Socialiste, por pjesëmarrëse do të jenë parti të spektrit të majtë dhe të djathtë, madje edhe dy partitë e mëdha PD dhe PS janë ftuar të marrin pjesë në këtë tryezë.

Tre propozimet që mendohet se partitë e vogla do të paraqesin kanë të bëjnë me korrektimin e sistemit zgjedhor, ndryshimin e pragut elektoral dhe lejimin e grupimeve të partive brenda koalicionit. Ndërkohë, komisioni për reformën zgjedhore, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të dy partive të mëdha, PD dhe PS ka arritur në disa marrëveshje të rëndësishme për ta mbyllur këtë reformë në afatin e caktuar, duke u  nisur edhe nga kërkesat e vazhdueshme të ndërkombëtarëve, si një nga kushtet kryesore për integrimin vendit tonë në BE.

Top Channel